Skip to main content

SculpFest finalizon përgatitjet për edicionin e III-të të Sculp’ice



Festivali i skulpturës SculpFest është duke i finalizuar përgatitjet për edicionin e tretë të festivalit Sculp’ice, që është një manifestim kolektiv, në kuadër të të cilit akulli shndërrohet në art, e që mbahet në qytetin e Prizrenit. Duke i dhënë akullit formë artistike, festivali synon të promovojë skulpturën dhe angazhohet për krijimin e hapësirës së nevojshme për shprehjen e talentit artistik të të rinjve.
Në veçanti, Sculp’ice është një përpjekje për të promovuar shtetin e Kosovës në rrafshin global dhe paralelisht një thirrje për promovimin e artistëve të skulpturës nga vendi e rajoni. Me artin e skulpturës synohet të përçohen disa porosi nga Kosova.
Edicioni i tretë i Sculp’ice do të realizohet rreth konceptit të “Shkrirjes së Barrierave”. Shkrirja do të tematizojë të gjitha seksionet e festivalit, duke shërbyer si emërues i përbashkët dhe moto e këtij edicioni. Në nivel të përgjithshëm, shkrirja nënkupton punën e artistit të skulpturës për t’i dhënë formë artistike akullit. Shndërrimi i një cope akulli nga forma e pagdhendur në një vepër arti është dimensioni i parë i shkrirjes. Përmes kësaj simbolike, festivali do të konceptojë të gjitha aktivitetet e tij, duke u angazhuar për shkrirje që synon zhbllokimin e proceseve dhe nxjerrjen në pah të pjesës së bukur të realiteteve shoqërore dhe politike.
Në një komunikatë për medie, organizatorët kanë bërë të ditur se festivali do të strukturohet rreth këtyre shtyllave tematike: shkrirja e barrierave të njohjes së shtetësisë së Kosovës; shkrirja e barrierave të integrimit; shkrirja e potencialit rinor; shkrirja e tabuve dhe shkrirja e gjelbër.
Datat e festivalit do të jenë 15 deri më 17 shkurt 2014.
I mbajtur në një moment shumë të përshtatshëm për promovim të shtetit të Kosovës si dhe për përmirësim të imazhit të tij, ky organizim do të ketë të ftuar 8 artistë/skulptor ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të skulpturojnë me akull (material riciklues) në publik për 3 ditë me radhë. Aktiviteti kryesor do të realizohet me 17 shkurt,që përkon me shënimin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast do të zhvillohet një performansë e veçantë artistike.
Po ashtu do të organizohet debati mbi rëndësinë e diplomacisë kulturore në promovimin e shtetit të Kosovës, që do të zhvillohet në bashkëpunim me RrOK-un (Rrjeti i Organizatave Kulturore të Prizrenit). Pastaj do të ketë dy biseda me artistët pjesëmarrës të festivalit, si dhe punëtori me studentë të akademisë së arteve rreth krijimit të “artit me materiale ricikluese”, ku shtjellohen temat: skulpturimi me akull, proceset e përgatitjes së akullit dhe materialeve tjera ricikluese, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Po ashtu, do të ketë edhe muzikë kualitative gjatë ditëve dhe mbrëmjeve të festivalit. /KultPlus.com

Comments

Popular posts of the Blog

Dardania Flag Portal - informations about Covid-19 Animation

Dardania Flag Portal - informations about Covid-19 Animation The video is actually a gathering of information on how to behave with covid-19 infection and how to know if you have any symptomps or if you have had any contact with someone infected in the past. It also redirects the social community to the Dardania Flag portal, where they can find the statistics divided by countries mapping the infection worldwide. Hope you like it! Leave any comment below if you have any suggestion's on improving the project or how to do it better. Thank's for watching!

pavlov77 untitled 01

pavlovzz.tumblr.com 'via Blog this'

Metallica (Black Album)